SPORT

Dueli me kampionen, testi kryesor i Prishtinës para “finaleve”

Drita kishte nëntë ndeshje pa humbje para se fundjavën e kaluar të pësonte nga Llapi në Podujevë. Por Llapi e fitoi me shumë vështirësi dhe me rezultat minimal, 1:0, ndeshjen ndaj kampiones aktuale, që shumë më herët është dorëzuar në tentim për të mbrojtur titullin.

Tani Prishtina e ka radhën të përballet me Dritën dhe në kampin prishtinas janë të përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja Drita – Prishtina luhet të shtunën (sot) nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Vlerësohet të jetë kryendeshja e xhiros së 30-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina është njëra prej tri skuadrave që lufton për titull, ndërsa mban vendin e dytë me 68 pikë. 68 pikë i ka edhe Feronikeli në vend të parë, ndërsa Llapi i vendit të tretë i ka 66 pikë.

Drita është e katërta me 47 pikë. Drita në xhiron e 31-të luan në udhëtim me Feronikelin, kështu që mund të ketë ndikim në garën për titull. Por me shumë mundësi gara do të vendoset në përballjet direkte, Prishtina – Llapi (xhiroja 31), Llapi – Feronikeli (32), Feronikeli – Prishtina (33). Në dy xhirot e kaluara skuadrat pretendente nuk kanë lëshuar pikë dhe ka gjasë që kështu të ndodhë edhe në javën e 30-të.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.