Zgjedhjet 2021

Duda Balje viziton Pejën dhe Prizrenin: Të gjithë së bashku u pajtuam për të votuar SDU-në

Liderja e Unionit Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija), Duda Balje, ka vizituar sot qytetin e Pejës dhe Prizrenit, ku është takuar me qytetarë të komunitetit boshnjak dhe shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.

Balje ka shkruar se janë evidentuar me shumë kujdes të gjitha nevojat e tyre, që sipas saj, janë edhe shqetësimet tona të përbashkëta.

Në qytetin e bukur të Pejës, sot zhvilluam disa takime me qytetarët te komunitetit boshnjak dhe shqiptar, poashtu edhe në Prizren. I kemi dëgjuar dhe evidentuar me shumë kujdes të gjitha nevojat e tyre që në fakt janë edhe shqetësimet tona të përbashkëta. Prandaj ne u kemi shpalosur programin tonë politik si zgjidhjen e vetme për zgjidhjen e këtyre nevojave dhe shqetësimeve. Të gjithë së bashku u pajtuam që fuqishëm të vazhdojmë deri me 14 shkurt për të votuar SDU me nr. 125. #Voto125-SDU #VotoNr.1-DudaBalje”, shkroi ajo