Kosova

Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të LDK-së.

Me të në grup, LDK tashmë ka 29 deputetë.

Ajo për Kosova.info tha se, pas shumë bisedimeve ka vendosur që t’i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së.

Ndryshe, Balje së fundmi ka formuar edhe subjektin politik, Unioni Socialdemokrat, kryetare e së cilës është.

Shfaq më shumë
//nessainy.net/4/3473483