Kosova

Duda Balje dhe Rasim Demiri prapë bashkë, formohet sërish Grupi Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës

Kishte shfaqur pakënaqësi të madhe me politikat e ish kryetarit të saj, Rasim Demiri, pas shumë ankesave dhe deklaratave të deputetes Duda Balje, ajo themeloi partinë e re SDU, duke premtuar për një vizion të ri dhe ndryshime të mëdha në jetën e qytetarëve të cilët sipas saj ishin të diskriminuar. E për gjithë këtë ajo e hodhi fajin tek ish-ministri Rasim Demiri, por nuk ka kaluar ende një vit kur Balje iku nga partia e Rasim Demirit, ku edhe është zgjedhur deputete, ajo sërish është futur në një grup parlamentar me ish-kryetarin e saj Rasim Demiri.

Duda Balje, gjatë gjithë kohës kishte luftuar që Rasim Demiri të mos jetë ministër nga radhët e komuniteteve jo shumicë, ku në këtë pozite erdhi Emilja Rexhepi, e cila me rrëzimin e qeverisë Kurti, përfundoi mandatin e saj të shkurtër, duke mos pranuar të jetë më pjesë e qeverisë, por në një intervistë për Kosova.info, ajo kishte thënë se do të qëndroj në opozitë.

Pas gjithë kësaj lufte politike që bëri Balje, Demiri dhe Rexhepi, komuniteti boshnjak mbeti pa postin e ministrit, që këtë e kërkonte edhe vet Duda Balje, e cila kishte favorizuar Veton Berishën nga Partia Liberale për ministër, e tani këtë pozitë që e humbi komuniteti boshnjak, atë e mori komuniteti turk, dhe siç duket ëndrra e Duda Balje u realizua që Rasim Demiri mos të jetë ministër.

E duke lënë gjithë këtë histori konflikti politik mes politikanëve të komunitetit boshnjak, që rezultojë edhe me themelimin e një partie të re nga komuniteti boshnjak, ku presidente e saj dhe themeluese është Duda Balje, tani sikur kanë ndryshuar gjërat. Luftuan dhe humben pozitën e ministrit, me akuza e kundër akuza, dhe në fund prapë Balje kthehet në një grup parlamentar me ish – kryetarin e saj Rasim Demiri.

Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e grupit parlamentar 6+.

Grupi parlamentar 6+ u riformua pasi deputetja Fikrete Aliti kishte dhënë dorëheqje.

Në vend të saj tashmë është deputetja Duda Balje që deri më tani ishte deputete e pavarur.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, duke lexuar kërkesën për formimin e këtij grupi tregoi përbërjen e tij.

Përveç Duda Baljes, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Rasim Demiri (kryetar i grupit parlamentar), Fikrim Damka, Albert Kinolli, Fidan Jilta dhe Adem Hoxha. /Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.