Show Biz

Dua Lipa publikoi videoprojektin “Physical” për ushtrime

Bukuroshja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, e cila vetëm para pak javës e publikoi videoprojektin e ri muzikor me titull “Physical”, tashti ka vendosur t’i qerasë fansat me një version të ri të këngës të sjellë në formatin “360 Reality Audio” si dhe të krijuar enkas për ushtrime.

Projektin, Lipa e ka shoqëruar dhe me videoklip, ku ajo së bashku me disa shoqërues shfaqet duke ushtruar e vallëzuar.

Dua Lipa lansoi versionin e “Physical” për ushtrime

Lipa i ka sugjeruar adhuruesit që këtë version të këngës ta dëgjojë me kufje. Për shkak të formatit të njohur si “360 Reality Audio”, dëgjuesit falë kësaj teknologjie të re mund ta kenë një eksperiencë më të veçantë, që mund të ndikojë dhe në procesion e kryerjes së ushtrimeve.

“Dua Lipa – Let’s Get Physical Work Out Video” tashmë gjendet në platformën muzikore YouTube.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.