Show Biz

Dua Lipa, nga finalja e Champions te Formula 1

Dua Lipa pritet të performojë sonte në finalen e Champions League, një event i rëndësishëm që shënon një tjetër sukses për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Pas publikimit të “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, duket se ky projekt i ka sjellë shumë fat në karrierë 22-vjeçares. Së shpejti, ajo pritet të performojë edhe në koncertin e Formula 1 në Singapor.

Mes Martin Garrix, Jay Chou, The Killers dhe Liam Gallagher do të jetë edhe Dua Lipa ajo e cila do të ndezë skenën me performancën e saj.

Koncerti do të mbahet më 16 shtator në Padang dhe do të mbledhë rreth 70.000 njerëz.