ROZË

Dua Lipa me plot stil dhe atraktive në

Janë përhapur prej ditësh thashethemet se ajo ka nisur një lidhje të re me modelin Anwar Hadid.

Por, këngëtarja shqiptare Dua Lipa u pa e vetme ndërsa iu bashkua një grupi të madh yjesh në Londër, për festivalin “Glastonbury 2019”, të premten.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 23 vjeçe, shfaqi linjat e saj trupore teksa ishte veshur me një kostum të veçantë, dhe dukje me bikini në pjesën e sipërme.

Duke biseduar me një shok në telefonin e saj, Dua siguroi që të gjithë sytë ishin në të ndërsa zgjodhi një shikim të pazakontë, shkruan DailyMail.

Dua la pak vend për imagjinatën ndërsa kërceu gjatë festivalit me shoqëri, dhe i lidhi pantallonat e saj me çizme të zeza dhe një çantë me shkëlqim.

Ndërsa temperatura u rrit, Dua hoqi xhaketën e saj për të zbuluar edhe më shumë nga trupi, ndërsa kompletoi pamjen e saj me një palë syze dielli të argjendta.

Kjo shfaqje e Duas vjen në mes të spekulimeve se ajo ka filluar të takojë Anwar Hadid, 20 vjeç, tre javë pasi ajo u nda nga Isak Carew, 33 vjeç.

Këngëtarja u bë e afërt me modelin Anwar gjatë qëndrimit në Los Anxhelos, sipas The Sun.

Dua dhe Isaku fillimisht filluan lidhjen që nga viti 2013 dhe çifti i atëhershëm ishin së bashku për gati katër vjet përpara ndarjes së tyre të mëvonshme në vitin 2017.

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Thuhet se arsyeja e ndarjes mes tyre ka qenë mbajtja e lidhjes në distancë. 


//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483