Show Biz

Dua Lipa mbështet nismën për paraqitjen më të mirë të myslimanëve në industrinë e filmit

Riz Ahmed, ditën e enjte nisi një iniciativë për të përmirësuar mënyrën se si myslimanët janë paraqitur në filma, pasi një studim tregoi se ata mezi shihen dhe shfaqen si negativ në filma.

Ahmed ka deklaruar se duhet të kenë mbështetje edhe regjisorët dhe skenaristët myslimanë në karrierën e tyre, pasi ju duhet më shumë.

“Përfaqësimi i myslimanëve në ekran ushqen politikat që miratohen, njerëzit që vriten, vendet që pushtohen”, tha Ahmed në një deklaratë, shkruan The News, transmeton Klankosova.tv.

E në përkrahje të tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa duke e lavdëruar atë për idenë e iniciativën që ka marrë.