ROZË

Dua Lipa krenohet me motren e saj

Dua Lipa është një nga këngëtarët me renome ndërkombëtare, e cila lë gjurmë për historinë e Kosoves. Prejardhja e saj është nga Prishtina dhe ka një motër dhe një vëlla. Kjo e para duket se po shijon sukseset e motra saj këngëtare po krenohet me të.

Fjala është për të motrën e Dua Lipës, Rinën, e cila muaj më parë ka realizuar një fotosesion që ka joshur vëmendje.

Kjo duket se i ka sjellë edhe suksesin e radhës pasi që është bërë pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve të adoleshenteve.

“Nasty Gal” mban emrin kompania me seli në Los Angeles të SHBA-ve, e cila merret me vajzat e reja që kanë potencial në fushën e modelingut.

Suksesit të saj i është gëzuar edhe ylli botëror, Dua, e cila është shprehur krenare për motrën. “Kujdes botë, ky është vetë fillimi i dominimit të Rina Lipës. Krenare me ty motra ime e dashur, engjëll”, janë fjalët e artistes shqiptare.

Këngëtarja 23 vjeçare, ka një raport mjaft të ngrohtë me Rinën, aq sa kjo e fundit qëndron gjithnjë prapa saj.

Ndërkohë, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e video albumit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.