Show Biz

Dua Lipa e lumtur në krahët e të dashurit, teksa feston suksesin e “Love Again”

Dua Lipa po vazhdon t’i shijojë sukseset e saj.

Ajo së fundmi ka publikuar këngën “Love Again”, e cila arriti miliona klikime vetëm për pak ditë.

Ndërkaq përveç këngës, ajo është duke u kënaqur edhe me të dashurin e saj, Anwar Hadid, ku mbrëmjen e të premtes u panë duke darkuar.

Atje u pa Dua e veshur me një xhaketë të gjatë të zezë me ngjyra, shkruan Dailymail.

Ajo pati një çantë të madhe lëkurës, me një rrip zinxhir elegant. Të premten Dua bëri bujë të madhe kur lansoi këngën e saj të fundit.

Në video, këngëtarja shfaqet tejet atraktive, teksa bën edhe lëvizje mjaft provokuese. Dua Lipa është femra e parë shqiptare që ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë pop.