Kosova

Driton Selmanaj i kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj ka kërkuar falje pas deklaratave të tij lidhur me çështjen e të pagjeturve për të cilën kishte shumë reagime madje u kërkua edhe shkarkimi i tij.

Selmanaj tha se kushdo që është ndjerë i fyer apo i lënduar i kërkon falje publike. “Kushdo që në njëfar forme është ndjerë i fyer ose i lënduar nga deformimet, shtrebërimet që më janë bërë fjalëve të mija, i kërkoj falje publike. Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha dhe jo vetëm janë historia e gjallë e këtij vendi, këta janë vetë populli i Kosovës”, tha Selmanaj në Rubikon.