SPORT

Driton Kuka: Po hyjmë në ‘Vitin Olimpik 2020’, ndërsa federatat akoma me problemet e sfidat e vjetra

Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ka reaguar ndaj vonesës së formimit të Qeverisë së re të Kosovës, duke qenë se kjo ndikon negativisht edhe në federatat sportive në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se tashmë jemi duke hyrë në ‘Vitin Olimpik 2020’, ndërsa problemet e federatave kanë mbetur të njëjta.

“Qeveria s’po shihet në sfond… Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish më të komplikuara në situata të tilla politike si kjo, por edhe para kësaj here kishte ndodhur njëjta mos më keq!”.

“Sivjet Sportet Olimpike, secili veç e veç, pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore. Xhudo në Evropian, gjegjësisht Lojëra Evropiane, e vetmja me tri medalje. Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!”.

“Xhudo në Botërorin në Tokio me tri medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat Olimpike, por kësaj radhe s’ka asnjë lëvizje nga ministria, sipas asaj që medalistëve u takon me ligj!”.

“E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera. Kështu po jepni kurajë për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!? Sinqerisht keq!”

“Ndërkohë lakmia s’po lë të bëhet qeveria e re që me padurim po e presim. Leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit!”.

“Dhashtë Zoti të ndodhë më shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë! Foto nga Minsku me medaljen e artë e fituar sivjet nga Majlinda për Kosovën tonë!”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Driton Toni Kuka

Qeveria spo shihet në sfond …
Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish ma të komplikume në situata të tilla politike si kjo por edhe para kësaj here kishte ndodh njejtë mos më keq!
Sivjet Sportet Olimpike secili veç e veç pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore.
Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje
Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!…Shiko më shumë