SPORT

Drita pret Ballkanin në derbin e javës në Superligë, Prishtina luan në udhëtim te Ferizaj

Elita e futbollit kosovar do ta përmbyll javën e 10-të me dy super sfida.

Padyshim që befasia më e këndshme e këtij edicioni është Ballkani që deri të premten ka qenë lider, por fitorja e Gjilanit dhe Llapit e kanë zhvendosur në pozitën e tretë.

Derbi i javës do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Drita nuk di për humbje në tetë ndeshjet e fundit ku ka marrë pesë fitore e tri barazime, derisa Ballkani është në seri të fitoreve ku ka marrë katër radhazi.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtari Besfort Kasumi.

Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Ferizajt, ku Ferizaj do të jetë nikoqir i Prishtinës.

Ferizaj në këtë takim vije pas fitores së madhe në udhëtim te Llapi 2-4, derisa Prishtina pas dy rezultateve zhgënjyese, humbjes nga Ballkani dhe barazimit me Drenicën.

Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 14:00.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.