SPORT

Drita humb ndeshjen e parë në Luksemburg, shpresat për ndeshjen e kthimit

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Evropës.

Në udhëtim te Dudelange e Luksemburgut skuadra nga Gjilani përsoi me rezultat prej 2 me 1, për të shpresuar kështu që në ndeshjen e kthimit të bëjë më tepër.

Drita e mbylli për mrekulli pjesën e parë të takimit duke kaluar në epërsi në minutën e 45+2 përmes Xhevdet Shabanit, i cili shënoi pas asistimit nga Betim Haxhimusa.

Në pjesën e dytë vendasit arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar dy herë. Perez barazoi shifrat në minutën e 66.

Kurse në minutën e 80 Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Krasniqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Dhe pas një minute Dudelange kaloi në epërsi kur Turpel shënoi nga penaltia.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Mitrovicë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.