Rajoni

Dridhje të forta toke në Greqi

Një tërmet i fortë prej 5.6 i shkallës Rihter është regjistruar në Greqi mbrëmjen e së martës.

Lëkundja është regjistruar në Kretë në orën 22:58 minuta.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme dhe as ndonjë viktimë.

Duket se lëkundjet sizmike janë spostuar nga Shqipëria, e cila mëngjesin e 26 nëntorit u shkund nga një tërmet i fortë ku mbetën 52 të vdekur e qindra të plagosur.