SPORT

Drenicaku shpallet kampion i Çekisë me Spartën e Pragës

Azem Ibrahimi është shpallur kampion i Çekisë në futsall me ekipin Ac Sparta Praha (Sparta e Pragës).

Skuadra e Ibrahimit i ka dhënë sivjet fund dominimit prej dymbëdhjetë vitesh të ekipit Era Pack – Chrudim, me të cilin është përballur në gjysmëfinalen. Në finale, Sparta Praha e reprezentuesit të Shqipërisë ka mposhtur të hënën Teplicenin.

“Ata kanë qenë dymbëdhjetë vjet rresht kampionë. Më në fund, i kemi mposhtur dhe u shpallëm kampionë pas dymbëdhjetë viteve”, është shprehur Ibrahimi për Koha.net.

Lojtari nga Drenasi mbron qe gjashtë vjet ngjyrat e ekipit të kryeqytetit çek, Sparta Praha.

“Është ndjenjë fenomenale me hi në histori ,pas dymbëdhjetë vjetësh, me i mposht bash na”, ka thënë Ibrahimi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483