Kombëtare

Drenas/ Ndërpritet ndarja e ndihmave për shkak të kushteve atmosferike

Për shkak të kushteve atmosferike që po vazhdon të rendohen nga të reshurat e borës, për momentin është ndërprerë ndarja e pakove ushqimore-higjienike për familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit

Në njoftimin e Komunës së Drenasit bëhet e ditur se shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë ditën e enjte.

‘’Më datën 02.04.2020 ( e enjte ) do të vazhdon ndarja e pakove, sipas kushteve atmosferike. Ndonëse një pjesë e pakove është bërë ndarja në vendbanime, për shkak të reshjeve të dendura të borës, po dëmtohen thasët e miellit dhe pakoja ushqimore. Prandaj për të evituar këtë, Komisioni për Shpërndarjen e pakove, ka vlerësuar se sot është e pamundur të bëhet ndarja sot’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.