Kosova

Drenas: Arrestimi i dy qytetarëve pas aksidentit, publikohet video nga tollovia e krijuar

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka njoftuar për një aksident të ndodhur dje në Baicë të Drenasit.

Sipas policisë, dy të përfshirë në aksident kanë fyer zyrtarët policorë dhe njëri nga zyrtarët policorë është sulmuar edhe fizikisht. Më pas policia ka arrestuar të dytë.

Por një familjar i të përfshirëve në konflikt, thotë për Express se vëllai i tij i ka nxjerrë nga vetura të lënduarit, mirëpo kur policia ka arritur në vendngjarje, sipas tij e kanë sulmuar vëllain e tij dhe asnjëri nga ta nuk ka marrë trajtim mjeksor në momentet e para të arrestimit, por janë dërguar në mbajtje.

I njëjti ka dërguar edhe video nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia, teksa thonë se viktima dhe të dyshuarit më pas kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

“Baicë ,Gllogoc, 14.03.2021-16:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe  penguar zyrtarët policor  në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar  fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima  dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.