Kombëtare

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj i infektuar me Covid-19

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi, ka bërë të ditur se nga testimi që e ka bërë dje, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka shtuar se deri më tani nuk ka simptoma të theksuara dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Ju lutem ruajeni distancën dhe respektoni udhëzimet e IKSHP-së, në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt dhe më lehtë këtë situatë”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të tij në Facebook.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.