Bota

Drejtori i Harvardit dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me koronavirus

Në një prononcim për mediat, drejtori i Harvardit Lawrence S. Bacow ka konfirmuar se ai dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  

Ai është shprehur se të dielën ju është shfaqur së pari koll, ethet, të dridhura dhe dhembjet e muskujve dhe kontaktuam mjekët tanë të hënën. Ne u testuam dje dhe sapo morëm rezultatet pak minuta më parë.  

Sipas mediave ndërkombëtare, Bacow tha se nuk është i sigurt se si ai dhe gruaja e tij kontraktuan virusin, por tha se shumë pak njerëz ishin në rrethin e tyre kohëve të fundit, pasi që të dy filluan të punojnë nga shtëpia më 14 mars. 

“Ne do të marrim kohën që na duhet për të pushuar dhe rikuperuar gjatë një izolimi dy-javor në shtëpi,” shtoi ai.  

Bacow ndihet i bekuar që ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata do të kujdesen për punët, ndërkaq ai dhe gruaja e tij Adele do të përqëndrohen vetëm tek shëndeti.  

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483