Kosova

Drejtori i AKI-së raporton në komision

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, do të raportojë sot gjatë ditës në komisionin që e mbikëqyr këtë agjenci.

Raportimi në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) pritet të nisë në orën 10:00.

Raportimet në këtë komision zakonisht bëhen me dyer të mbyllura, për shkak të informatave të ndjeshme të këtij institucioni të sigurisë.