EKONOMI

Drejtori ATK-së ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës Nicholas Abbott. Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoj ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Po ashtu, drejtori Murtezaj falënderoj ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

E nga ana tjetër, ambasadori Abbott, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të administratën tatimore, në ecjen përpara të proceseve të punës. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.