Kombëtare

Drejtorët e Ahmetit, pa vlerësim performance – kritikat për dembeli vazhdojnë

Kritika për dembeli ndaj drejtorëve të Komunës së Prishtinës ka pasur në vazhdimësi gjatë këtij mandati të kryetarit Shpend Ahmeti.

Ato i ka përforcuar së fundmi sidomos raporti financiar i komunës, ku është vënë në pah nivel i ulët i shpenzimeve të parave për investime kapitale, raporton emisioni 038 i KTV-së.

E, ndryshimet e shpeshta në udhëheqjen e drejtorive, sipas LDK-së, nuk kanë sjellë përmirësim të performancës, por vetëm ulje të saj.

Agim Gashi, këshilltar komunal nga LDK-ja, thotë se drejtorët duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës nga kryetari Ahmeti.

Për punën e pamjaftueshme të drejtorëve, Lëvizja Vetëvendosje e bën përgjegjës kryetarin Ahmeti, duke e akuzuar atë për bllokim të projekteve.

Ndërsa, për shoqërinë civile që mbikëqyr punën e komunës, shqetësues mbetet mospublikimi i rregullt i raporteve mujore të punës së drejtorëve.

Por, në anën tjetër, udhëheqësi i komunës thotë performanca e drejtorëve vlerësohet vazhdimisht.

Për realizimin e të gjitha premtimeve të tij, Ahmeti thotë se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me drejtoritë.

Shkarkimet e emërimet e reja, Ahmeti ka thënë se i ka bërë herë si rezultat i performancës, e herë i kërkesave të partnerëve të koalicionit.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.