Kosova

Drejtojuni avokatit të popullit, u thotë IKShPK qytetarëve të diskriminuar për shkak të COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët se në qoftë se ndjehen të diskriminuar në shoqëri apo nga ndonjë institucion për shkak  të prekjes me COVID-19, të paraqesin rastin te Avokati i Popullit.

IKSHPK ka theksuar se qytetarët mund të thërrasin falas në numrin 0800 15555.

Më tej, IKSHPK ka pohuar se stigma dhe diskriminimi mund të ndikojnë që qytetarët të mos kërkojnë shërbime mjekësore, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat.