OPINION

Drejtimi i znj. Osmani

Shkruan: Naza KRASNIQI
Nga Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 Vjosa Osmani doli si kandidatja më e votuar për deputete në Kosovë. Me siguri në ditët në vijim  do të dihet, se cili do të jetë pozicioni i znj. Osmani, por deri sa te bëhet  certifikimi i zgjedhjeve dhe formimi i institucioneve të reja nga partia që ka  fituar, shtrohet pyetja, ku dhe ka do të përcaktohet znj. Osmani, që ka fituar më së shumti vota si kandidate për deputete?.

Me mbështetjen e tillë me siguri që nuk do të mbetet nën hijen e të tjerëve. Votuesit e dëshirojnë si një lidere apo udhëheqëse të vendit, gjë të cilën e ri konfirmuan qytetarët me 14 shkurt 2021.

Po shtrohet pyetja, se një kandidate mbi 200 000 vota dhe kandidatja me e votuar, a do të jetë e logjikshme të ushtrojë aktivitetin e saj politik nën ombrellën e VV-së apo të krijojë grupin e saj parlamentar.

A do të vazhdojë krijimim e strukturave të subjektit të saj politik, gjë edhe për këtë pas rezultateve tani u janë krijuar rrethanat që të ketë shtrirje në Kosovë dhe të vazhdojë të rritë subjektin e vet duke marrë pas veti shumë persona të rinj nga gjitha partitë e sidomos nga LDK-ja.

Apo do te vazhdojë garën për presidente, pozitë për të cilën gjeti mbështetje të madhe nga elektorati dhe do t’i plotësonte të gjitha kriteret?.

Ka edhe gjasa se e humb dhe përfundon karrierën politike në momentin që zgjidhet Presidente, sepse pozita e presidentit i ndalon të merret me politikë, dhe përveç kësaj, kush do të jetë zëvendës i znj. Osmani brenda subjektit të saj, kur e dimë se në politikë më shumë vlen bindja se udhëheqja.

Kohëve të fundit kanë filluar t’i bëhen ftesa publike, nga disa zyrtarë të lartë të LDK-së, por duke mos sqaruar se në çfarë pozite po e kërkon kthimin e saj, dhe a do të pajtohen zyrtarët tjerë brenda LDK-së, mbetet të shihet.

Me siguri kthimi i saj nuk do të jetë në pozitën që ka qenë, sepse ajo e vetme mori dyfishin e votave të LDK-së dhe një kthim i saj do jetë me kusht, të jetë Kryetare e LDK-së, gjë që rrethanat që po krijohen, LDK-ja, o do të pranojë znj. Osmani të jetë kryetare e partisë dhe me  një bashkëpunim të ngushtë me ata që e kundërshtuan për të dëshmuar qartë, se ka qëllim të mbajë LDK e bashkuar dhe të forte, o LDK nëse nuk fillon me  ndryshim rrënjësore mundet të pasoj edhe më keq.

A do ta bëjnë kuorumin LDK-ja në parlament, që znj. Osmani të zgjedhet presidente mbetet të shihet por asnjëra as tjetra për disa individë brenda LDK-së nuk do te jetë e këndshme.

Por në raste, kur shihen rreziqet e partisë, duhet të aktivizohen edhe aktivistët, ta ngrisin zërin dhe mos të presin vendime të strukturave të ngushta, vendime të cilat dita ditës po e dëmtojnë LDK-në.