Kosova

Drecun: Deklarata e ambasadorit norvegjez lidhur me Kosovën Lindore shkel intgritetin territorial të Serbisë

Mediat serbe shkruajnë se ambasadori norvegjez në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka rrezikuar sot marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Norvegjisë, se ata që flasin për “Kosovën si pjesë të Serbisë” nuk duhet të habitën kur kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, Preshevën dhe Bujanocin i quan Kosovë Lindore.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili sipas mediave në Beograd, ka thënë se Serbia është anëtare e OKB-së dhe se kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht, dhe se “në këtë mënyrë ambasadori i Norvegjisë ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Drecun ia kujtoi diplomatit norvegjez se cila është puna e ambasadorëve.

“Puna e ambasadorit është të ndërtojë marrëdhënie të mira me vendin, i cili i ofron mikpritje dhe të mos shkelin integritetin e tij territorial dhe sovranitetin. Ai nuk e njeh mirë situatën”, thotë Drecun, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka shtuar se “Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kufijtë e saj janë të njohur ndërkombëtarisht dhe  sipas Rezolutës 12 44 Kosova është pjesë e Serbisë dhe një provokim dhe gabim të tillë politik, nuk e presim nga ndonjë ambasador, sepse deklarata e tij është e drejtuar kundër interesave të Serbisë, pra, një vendi që është nikoqir i tij këtu. Kurse çfarë është kontributi i Norvegjisë për shpërbërjen e Serbisë përmes ‘shkëputjes’ së Kosovës, këtë ndoshta ai mund ta tregojë”.

Drecun shtoi se “Kosova gjithmonë do të jetë Serbia për ne, dhe kjo është për shumicën e njerëzimit dhe për OKB-në”.

Sipas tij, “këtu bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe ambasadorit të Norvegjisë duhet t’i tërhiqet vërejtja se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk janë në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira në mes të Serbisë dhe Norvegjisë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.