Rajoni

Dreçun: Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale do të ngritën në qershor

Kryetari i të ashtuquajturit komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun ka thënë se emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale e Hagës nuk janë zbuluar ende, por sipas tij “aktakuzat janë gati”.

Përderisa shumë ish-luftëtarë të  UÇK-së janë marrë në pyetje nga Specialja, ai pret që aktakuzat e para të ngritën  deri në qershor.

“Vetëm kur të adaptohen do të jenë në dispozicion të publikut dhe ne do të dimë se cilat emra janë në aktakuza dhe me çfarë akuzohen, ne do të presim gjashtë muaj me siguri, por nga bisedat që kam pasur me prokurorinë mund të them se ka vend për optimizëm që këtë vit fillojnë proceset”, tha Dreçun për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Kosova.info.

Sipas tij, ka shumë emra të njohur si Haradinaj, Veseli etj.

“Kadri Veseli thotë me këmbëngulje se nuk do të gjendet në aktakuzë, por më duket se ai është një nga figurat më të mëdha të UÇK-së. Është shumë e rëndësishme që aktakuzat të jenë ngritur, dhe nëse do të ndiqen penalisht ata që janë në aktakuza mbetet të shihet”, shtoi ai.