OPINION

Drama e përgjithshme Kosovës?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Do të ishte normale, në një shtet normal, të ndërhyn organet e drejtësisë. Megjithatë ka diçka në rendin e parë të dramës së përgjithshme të Kosovës.

Kjo është dezorientimi i shtetit, ku po legalizohet padituria, ku viktimë është dituria, profesionalizmi, shkollimi dhe dija. Këtë luftë shteti ynë i shumëzuar më mentalitete të mbyllura nga shekulli i kaluar, ka bërë që sistemet edhe ashtu dobëta të fillojnë të stërkeqen edhe më shumë. Koncepti profiteresk dhe agresiviteti i kanë dëmtuar shumë proceset zhvillimore të Kosovës. Njerëzit e politikës duke filluar nga niveli lokal deri të niveli qendror, i kanë pushtuar institucionet, ligjet, madje edhe të drejtat elementare njerëzore, duke mos ju interesuar kurrgjë tjetër. Po ju lejohet! Pas virusit do të shtyn sërish hajnit përpara. Në këtë lojë këtyre nuk ju intereson zhvillimi ekonomik i vendit, prodhimtaria dhe mirëqenia e përgjithshme. Është turp për neve që njerëzit e politikës i kemi kaq të dobët, të pa përgatitur për sfidat e kohës moderne. As nuk janë vet të aftë për asgjë, as si kanë të aftë bashkëpunëtoret. Kemi njerëz të shkolluar dhe të ndershëm, që do të na prezantonin ashtu si duhet para botës demokratike. Kemi njerëz të cilët dinë çka donë, dhe dëshirojnë ta zhvillojnë vendin e tyre. Kjo klasë politike është klasë reaksionare, nuk i takojnë politikës së kohës moderne. Tek ne të gjitha ambiciet e sëmura për pushtet kanë marr krah. Kush nga ta po e respekton ligjin, diplomacinë dhe standardet? Kush nga kjo klasë politike merret me kontestet globale gjeostrategjike ? Ka humbur kuptimi i politikës parimore, duke u zëvendësuar më dhunues të politikës, në krye të partive politike. Këta janë të interesuar të bëjnë koalicione që të ndajnë përfitimet së bashku. Egoizmi, koncepti autoritar politikë në emër të demokracisë, mashtrimet dhe mjegullimet jashtë institucionale janë bërë model i kësaj kaste politike. Dhe, ku jemi ne sot? Kemi mbetur të gjuajtur pas shpine si substancë varfërie, shoqërie dhe kulture. Kjo pandjeshmëri, pa vizoni ynë edhe si kolektivitet po ju mundëson të na sundojnë. Ku ka mundësi një shtet të funksionon mirë, kur i gjithë mekanizmi shtetëror ka defekte të mëdha? Sikur e kanë trajnuar mirë këtë popull të qëndron i përulun. Edhe pesha e kësaj sëmundjeje po bëhet më e rëndë se pandemia. Dallimi i gjithë kësaj është së pandemisë i gjendet një ditë vaksina. Kundër kësaj sëmundje, ku simptomat e saja janë mos dija, amatorizmi, duke ja shtuar arrogancën dhe banditizmin-asnjë vaksinë nuk ka mundësi të ndihmon?!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.