Së fundmi, vëmendje të madhe ka marrë kënga “Can’t take a joke”, e cila po del të mos jetë origjinale.
Kështu së paku bën të ditur një video e publikuar së fundmi në Instagram nga reperi i njohur shqiptar, Elinel, i cili e akuzon artistin kanadez për plagjiaturë.
Ai pretendon se kënga “Can’t take a joke”, është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën Elinel e publikoi në vitin 2012.
Për ta vërtetuar këtë gjë, në videon e hedhur në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, reperi shqiptar shfaq pjesë nga të dyja këngët, të cilat duken identike.
“Ju tregova, unë vi nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”, ka shkruar Elinel./Kosova.info/
add a comment