Show Biz

Drake shprehet:“Nuk po e fsheh djalin tim nga bota,por po fshihja botën nga fëmija im

Drake i ka dhënë fund spekulimeve prej disa muajsh duke konfirmuar se është bërë baba.

Këngëtari ka një djalë me ish-yllin francez të filmave për të rritur Sophie Brussaux.

31-vjeçari i këndoi fëmijës së tij, i cili erdhi në jetë në tetor 2017, në tekstin e këngës “Emotionless” që ëshët pjesë e albumit të tij të fundit Scorpion.

Duke folur për përvojën e atësisë ai zbuloi: “Nuk po e fsheh djalin tim nga bota, por po fshihja botën nga fëmija im.

Drake duke iu referuar Sophie, tha se ishin takuar vetëm dy herë. “Ajo nuk është dashuria ime, por fëmija është i imi. Ne u takuam vetëm dy herë.” Në fund të majit Pusha-T ndezi një zjarr thashethemesh për këngëtarin duke pretenduar se kishte fshehur një djalë nga bota.

Në këngë gjithashu foli për vështirësinë e të qenurit baba kur fëmija jeton me nënën e tij në një vend tjetër. “Unë jam këtu në vijën e frontit vetëm, duke u përpjekur që ta shikoj atë ndonjëherë. Kjo më thyen zemrën. ‘Baba beqar’ e urrej ta dëgjoj këtë. I kam sfiduar prindërit e mi në çdo album, tani unë jam i zënë ngushtë për t’u thënë atyre se unë jam një prind. Gjithmonë kam premtuar një familje të bashkuar. Doja të ishte ndryshe sepse e kam përjetuar vetë.” Brussaux u vu re me Draje në janar 2017 pas ndarjes së tij nga Jennifer Lopez.

Në maj 2017, ajo pretendoi se ishte shtatzënë, tre muajshe e gjysmë me fëmijën e Drake dhe punësoi dy avokatë të rëndësishëm të Neë York City për të filluar procedurat për të provuar atësinë dhe për të kërkuar mbështetje për fëmijët, njoftoi TMZ në atë kohë.

Ajo ka dokumentuar shtatzëninë e saj dhe ka shpërndarë fotot e fëmijës së saj në Instagram.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.