Show Biz

Drake i bën ‘diss’ Kanye Westit në skenë

Gjatë një performance në kuadër të turneut “Aubrey & The Three Migos”, reperi kanadez i ka bërë ‘diss’ Kanye Westit, i cili është një mik i afërt i Pushas.

Kjo ndodhi pikërisht në vendlindjen e Kanyes, në Chicago.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet Drake duke interpretuar këngën “Know Yourself”, të cilës ia ndërron tekstin.

“Pastaj Kanye dështoi…”, është vargu, të cilin e ka ndryshuar reperi, ndërsa një pjesë e publikut ka fishkëllyer.