Show Biz

Drake dhuron 100 mijë dollarë në ndihmë të protestuesëve për shkak të vrasjës së George Floyd

Vrasja e afro-amerikanit, George Floyd, nxiti revoltën e njerëzve fillimisht në Amerikë dhe tani në të gjithë botën.

Prej ditësh, janë organizuar protesta masive kundër racizmit dhe dhunës së policisë, të cilat njëherësh kanë marrë përmasa të paparashikueshme në shumë vende.

Kryengritjes i janë bashkuar në forma të ndryshme edhe shumë prej figurave publike.

Pas bashkëshortes së John Legend, Chrissy Teigen, e cila i dhuroi 200 mijë dollarë si garanci për protestuesit e arrestuar, së fundmi u bë e ditur se një shumë prej 100 mijë dollarësh apo (89 mijë euro) e ka dhuruar edhe reperi Drake.

Kjo iniciatë e 33-vjeçarit erdhi pasi qytetet e mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë organizuar protesta masive të frymëzuara nga vrasja e George Floyd.

Ai është bashkuar me Mustafa The Poet, teksa ky i fundit dhuroi 400 mijë dollarë apo (357 mijë euro) në ‘National Bail Out’.

Krijuesi i hitit “In My Feelings” përfshiu një ‘emoji’ të trëndafilit të kuq, që është një simbol i zakonshëm për socialistët demokratë të Amerikës, megjithëse Drake nuk e ka përmendur më parë si përkrahës i grupit.

Shuma që ai dhuroi ishte aq e madhe saqë nisën thashetheme të shumta për mashtrimin e tij.

“Ata e quanin mashtrim këtë”, tha reperi në një bisedë të bërë publike me Mustafan, i cili më pas ndau postimin në Twitter.

“Unë dhurova 100 mijë”, shtoi ai”. “Ata ishin sikur jo, prisnin për faturën”.