SPORT

Dragusha vlerëson se Kosova ka gjasa të fitojë grupin në Ligën e Kombeve

Mehmet Dragusha është një prej lojtarëve të parë nga Kosova që ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Dragusha, tani 42-vjeçar, ishte pjesë e fitores historike të Shqipërisë ndaj Greqisë, në vitin 2004.

Greqia do të jetë rivale e Kosovës në kampanjën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kombeve. Në shortin e tërhequr ditë më parë, Kosova ka rënë në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Dragusha, që ka bërë karrierë të madhe në Gjermani, vlerëson se Kosova ka gjasa të dal e para në këtë grup.

“Gjasat nuk janë të vogla. Greqia në përbërjen e re ka pak lojtarë të njohur. Sllovenia për mua është më e fortë, ka ekip më të kompletuar. Por edhe Kosova ka anët e mira të saj. Shpresoj që mos të kemi ndonjë lojtar të lënduar sepse nuk kemi fond të pasur të lojtarëve”, ka thënë Dragusha për Koha.net. Ai përcjell me shumë interesim paraqitjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Image

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.