Dortmund fiton nga PSV dhe siguron çerekfinalen

Borussia Dortmund ka siguruar një vend në çerekfinale të Champions League pas një fitore kundër PSV Eindhoven.

Ndeshja e të mërkurës në “Signal Iduna Park” është mbyllur me rezultat 2-0. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar me një barazim 1-1, por rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve, 3-1, favorizon skuadrën gjermane.

Në ndeshjen e të mërkurës në “Signal Iduna Park” Dortmund ka gjetur epërsinë shumë shpejt, në minutën e tretë të ndeshjes, kur ka shënuar Sancho. 

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. 

Në pjesën e dytë Reus ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e pestë të kohës shtesë.  

Fitorja mund të ishte më e thellë sikur VAR-i të mos anulonte një gol të shënuar nga Fullkrug në minutën e shtatëdhjetë e shtatë.

Me këtë fitore të ngushtë, Borussia Dortmund shkon në çerekfinale të Champions League me shpresën për të vazhduar suksesin. 

Go to TOP