Kosova

Dorëzohet kërkesa për Interpelancë për shkarkimin e Ministrit për Integrim Evropian, Blerim Reka

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës mocionin për interpelancë të ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Çështja ka të bëjë me deklaratën e ministrit Reka, i cili në një prononcim të mëhershëm, derisa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, propozoi që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës.

“Grupet tona parlamentare konsiderojnë që deklarata e ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e ministrit për Integrimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Image