Rajoni

Dorëhiqet ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka dhënë dorëheqje.

Të martën në një konferencë për media në Sarajevë, ai tha se po dorëhiqet për disa arsye, ndër të tjera, edhe për situatën me migrantët.

“Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e migrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës trepalëshe të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me migrantët pakistanezë”, tha ai.

Radonçiç i tha Klix.ba të martën se zyrtarët e lartë, përfshirë kryediplomaten Turkoviq, “nuk e kuptojnë dhe identifikojnë kërcënimin e sigurisë” që paraqesin migrantët, të cilët shkojnë në Bosnje dhe pastaj përpiqen të kalojnë në Kroaci, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.

Më parë, Radonçiq kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë planin për dëbimin e migrantëve.

Ai tha në një konferencë shtypi në Sarajevë më 23 Prill se “nëse disa vende, siç është Pakistani, refuzojnë bashkëpunimin, do të kërkojë që ambasadori pakistanez të shpallet një person i padëshiruar (non-grata)”.

Radonçiq ka thënë se njëra ndër arsyet tjera, që e detyroi atë të dorëhiqet, është bllokimi që sipas tij po i bëjnë disa elementë të qeverisë, përpjekjes së tij, për të hetuar plotësisht një blerje të respiratorëve në vlerë 6 milionë dollarë, që dolën të jenë të papërdorshëm.

Frymëmarrësit u blenë nga Federata Boshnjake e Bosnje dhe Hercegovinës. Radonçiç akuzon palën boshnjake se po bllokojnë hetimin për të mbrojtur veten e tyre.