OPINION

Dorëheqja formale apo reale e kryetarit të LDK-së

Shkruan: Naza KRASNIQI
Dorëheqja është një proces me të cilin një person jep dorëheqje nga një organizatë, institucion apo pozitë për arsye të rrethanave çfarëdo qofshin ato, dhe në momentin e dorëheqjes individi lirohet nga pozita dhe obligimet që ka pasur, ku dhe krijohet hapësirë për të vepruar të tjerët.

Por nuk po arrij ta kuptoj dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, i cili para do ditëve konkretisht

pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, deklarohet se jep dorëheqje, edhe pse dorëheqje e vonuar por ishte mirëpritur nga të gjithë, sidomos nga elektorati i LDK-së.

Jo vetëm kryetari i partisë së LDK-së që ka dhënë dorëheqje, po edhe gjithë kryesia e LDK-së është dashur të tërhiqet nga vendimmarrjet e partisë, jo largim nga partia por tërheqje nga funksionet partiake deri sa të kishte përfunduar procesi i zgjedhjeve, për të dëshmuar, se procesi do të jetë transparent dhe demokratik.

LDK-ja, është dashtur të krijohej një kryesi teknike, që ta zhvillojë procesin e zgjedhjeve deri në zgjedhjen e një kryetari të zgjedhur drejtpërdrejt nga anëtarësia.

Por, siç po duket dorëheqja e Kryetarit të LDK-së ishte vetëm formale dhe i njëjti me kryesinë aktuale po duket të jetë pjesë e vendimmarrjes për të gjitha proceset e mëtutjeshme te LDK-së.

Këto veprime edhe e pse jo të ndaluar shihet se këtu do të zgjidhet një kryetar i përbashkët i grupeve brenda LDK-së, si kryetarë konsesual.

Zgjedhja e kryetarit të LDK-së, siç po doket do të bëhet vetëm formalisht, sepse sipas veprimeve që po shohim puna e kryetarit veç qenka gati e kryer.

Meqenëse kohen e fundit shumë vëmendje i është kushtuar LDK -së, por siç po duket nuk do të ketë ndryshime apo reforma që reflektojnë pozitivisht dhe në zgjedhjet ardhshme, do të ketë rrezik a mundet të kalojë pragun LDK-ja, edhe pse brenda kësaj partie ka shumë njerëz të përgatitur në të gjitha sferat.