SPORT

Donjeta Sadikut i dorëzohet medalja botërore, fiton edhe 25 mijë dollar shpërblim

Boksierja Donjeta Sadiku (-60 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Është medalja e parë zyrtare për senior për boksin e Kosovës dhe boksierës sonë ia dha sot.

Trimëresha e Kosovës, për medaljen e bronztë, u shpërblye edhe me 25 mijë dollarë nga organizatori i Kampionatit Botëror.


Selektori i Kosovës (femrat), Faton Xhakli, futet në histori për këtë sukses së bashku me trajneren Mariola Sallauka.


Suksesi i Donjetës pritet të ringjall boksin e Kosovës, duke paralajmëruar se rrugës së vajzës së bronztë mund ta ndjekin edhe boksierët tjerë të Kosovës

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort