Donjeta Sadiku ka udhëtuar drejt Tokios për Lojërat Olimpike

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, kanë udhëtuar sot (e martë) drejt Tokios së Japonisë, ku të premten hapen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Bashkë me ta ka udhëtuar edhe trajneri i notit, Besart Shala – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë që për herë të parë, Kosova ka një boksiere në Lojërat Olimpike dhe ky është një sukses i madh për vendin tonë.

Donjeta do të boksojë në kategorinë e lehtë (57 deri 60 kg) dhe gjithashtu do të jetë boksierja e parë që përfaqëson Kosovën në festivalin më të madh sportiv në botë.

Në bazë të orarit të Lojërave Olimpike, boksierja jonë të duelojë më 27 korrik në Kokugikan Arena.

Go to TOP