SPORT

Donjeta lëshon edhe një botëror, këtë herë pa bujë ndërkombëtare

Kishte bërë bujë ndërkombëtare vendimi i Indisë për të mos e pajisur me vizë boksieren kosovare, Donjeta Sadiku. Në mungesë të vizës, Donjeta nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në kampionatin botëror për seniore që vitin e kaluar ishte mbajtur në Indi.

Për diskriminimin ndaj Donjetës kishte reaguar Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA), por edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Për shkak të atij rasti, por edhe të disa rasteve të tjera të diskriminimit ndaj sportistëve të vendeve të tjera, India ishte kërcënuar që më nuk do t’i jepej e drejta e organizimit të ngjarjeve të tjera ndërkombëtare. Por Donjetës i iku një botëror në të cilin shpresohej se ajo do të mund të fitonte medalje për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Një botëror tjetër për boksiere është mbajtur në Ulan-Ude të Rusisë prej 3 deri më 13 tetor të këtij viti. Prapë pa Donjeta Sadikun e Kosovën pjesë të tij. Këtë herë nuk kishte të bëjë me diskriminimin, ndonëse Rusia vazhdimisht ka paraqitur dhe paraqet telashe për sportistët kosovarë. Nuk pati bujë si nëntorin e kaluar. Vendimin për të lëshuar botërorin e radhës e ka marrë Federata e Boksit e Kosovës për arsye sportive. Sipas drejtuesve të FBOXK-së, Donjeta Sadiku për shkak të një lëndimi nuk ka mundur të jetë në formën optimale për botëror dhe për këtë arsye është vendosur që të mos marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të vitit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.