Bota

Donald Trump nuk është i infektuar me koronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është i infektuar me koronavirus, ka konfirmuar mjeku i Shtëpisë së Bardhë pas testit që i është bërë kreut të shtetit më të fuqishëm në botë.

“Këtë mbrëmje e kam marrë konfirmimin se testi është negativ”, tha mjeku Sean Conley përmes një deklarate.

Z.Trump iu nënshtrua një testi disa ditë pas organizimit të një takimi në pronën e tij në Florida me një delegacion nga Brazili. Disa anëtarë të këtij delegacioni më vonë u konfirmuan si të infektuar me koronavirus.

“Një javë pas ngrënies së darkës me delegacionin brazilian në Mar-a-Lago, presidenti vazhdon të mos ketë simptoma”, tha mjeku Conley.

Presidenti 73-vjeçar, nuk u vetizolua pas atij takimi, duke thënë se nuk ka simptoma. Megjithatë, pas shumë pyetjeve gjatë një konference për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se do të testohej.

Ndryshe, më shumë se 2700 raste të infektimeve me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara, kurse 54 persona kanë vdekur, shkruan “BBC”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.