Kosova

Don Lush Gjergji: “Sofra e Pajtimit” krijoi kushte madhore për ngjarjet e vitit 1999

Fundshekulli që iku ka qenë i ngjeshur me zhvillime të cilat i kanë paraprirë luftës 1999. Parë në kontekstin e zhvillimeve politike, sipas Don Lush Gjergjit, disa edhe e kanë ndihur njëra tjetrën – shkruan Kosova.info

Sipas tij, “Sofra e Pajtimit” duhet të trajtohet nga ky këndvështrim.

“‘Sofra e Pajtimi’ kishte krijuar parakushtet për ngjarjet madhore të vitit 1999 dhe më vonë, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, për krijimin e strategjisë paqësore dhe jodhunore, për luftën e lavdishme të UÇK-së, për ndërhyrjen e NATO-s, në përforcimin e vlerave dhe virtyteve pa të cilat s’do të ishim ata që jemi dhe aty ku jemi sot, në Kosovën e lirë dhe demokratike” –është shprehur Don Lush Gjergji për Kosova.info

Ua kujtojmë që sot janë bërë 23 vite nga rënia e tre heronjve, ikona të luftës çlirimtare: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Me këtë rast, shumë nga personalitete të njohura nga bota e politikës dhe kulturës, i kanë kujtuar ata./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.