Kombëtare

Dollari forcon pozitat ndaj lekut, euro zhvlerësohet lehtë

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat lehtë ndaj euros dhe u zhvlerësua ndjeshëm në raport me dollarin amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dje euro u këmbye me 122.13 lekë ose 0,01 lekë më pak se një ditë më parë dhe monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,32 lekë krahasuar me fundjavën, duke u këmbyer me 110.15 lekë.

Sipas aktorëve të tregut, këmbimi valutor paraqitet i qëndrueshëm relativisht. Ai reflekton ecurinë e bursave ndërkombëtare, ndonëse kërkesë oferta dominon luhatjet në tregun vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.