Bota

Dokumentimi i vuajtjeve të të burgosurve të luftës në Ukrainë

Bashkëpunëtorja nga agjencia e lajmeve, Associated Press, Zoya Shu, fotografe me bazë në Kiev, ka mbuluar konfliktin mes forcave qeveritare dhe separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës, për të dokumentuar fatin e të burgosurve në luftën që ka marrë jetën e mbi 13,000 personave nga viti 2014.

Në shumë raste, personat e kapur nuk janë luftëtarë por njerëz të zakonshëm, të veçuar nga separatistët për pjesëmarrjen e tyre në protesta, apo për shkak të aktivitetit në rrjetet sociale.

Puna e fotografes Shu është kthyer në punë të dashurisë, që ajo ka ndarë me botën në faqen e saj në internet. Këtë projekt ajo e ka quajtur, Pas Zënies.

Deri më tani kanë ndodhur dy procese të këmbimit të të burgosurve prej kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka ardhur në pushtet në maj të vitit 2019, njëra në shtator dhe një tjetër në fund të dhjetorit.

Shu është fokusuar në dhimbjen – si fizike, ashtu edhe mendore – të atyre që janë liruar.

Volodymyr Zhemchuhov është mbajtur për një vit nga separatistët e përkrahur nga Rusia, para se të lirohej në një këmbim të të burgosurve. Ai ka qenë duke veshur një medalje të artë si hero i Ukrainës. Ai është zënë pasi është plagosur nga një minë rrugore.

“Zënia nuk është e njëjtë si burgosja. Burgu ka rregulla, mirëpo kur të marrin rob dhe të mbajnë paligjshëm kundër edhe vetë dëshirës së tyre, mund të ndodhin gjëra të paimagjinueshme”, ka thënë Shu në faqen e saj në versionin në gjuhën angleze.

“Njerëzit mbahen në bodrume për pretendime absurde, konsiderohen mburoja njerëzore, pa dritë të diellit, pa ajër të pastër, ushqim apo banjë. Ata goditen, dhunohen, torturohen dhe nuk e dinë kurrë se kur apo nëse do të lirohen”.

Dmytro Kluher, i veshur me një rrobë që ia kanë dhënë gjatë mbajtjes, ai tregon se si ka qenë i lidhur nëpër bodrume. Separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë ndalur atë në pranverën e vitit 2015.

“Mizoritë e kryera kundër civilëve, sidomos ndaj atyre që janë zënë, janë krime kundër njerëzimit dhe mund të konsiderohen luftë psikologjike me qëllim të përuljes dhe degradimit të popullsisë në një zonë konflikti”, ka thënë Shu.

Tetyana Borysenko mban një flamur ukrainas, të cilin e ka fshehur nga separatistët, gjatë kohës sa ka qenë në burg. Flamuri është i nënshkruar nga 12 persona që kanë qenë bashkë me të. Borysenko ka qenë vullnetare për departamentin mjekësor në batalionin, Aidar. Ajo është zënë në shtator të vitit 2015.

Korrespodentja e shërbimit rus në Radion Evropa e Lirë, Oleksandra Vagner e ka intervistuar fotografen Shu rreth punës së saj. Intervista është zhvilluar në gjuhën ruse.

Radio Evropa e Lirë: Projekti që keni realizuar i paraqet njerëzit në mënyra të pazakonshme. Shumica prej tyre tregojnë çfarë u ka ndodhur në burg apo gjatë torturës. Si i keni bindur që të tregojnë këto rrëfime? A ka qenë e vështirë ta bindni, Bohdan Serhiyets, burrin me svastikë të gërvishtur në shpinë, që t’ju tregojë këtë shenjë? Rikujtimi i këtyre momenteve të së kaluarës duhet të jetë përvojë e rëndë për këta njerëz.

ZOYA SHU: Kur kam nisur të punojë në këtë projekt, kam tentuar të jem sa më delikate, sepse kurrë nuk jam përballur me këto çështje. E kam ditur që nëse dua ata të lirohen me mua, edhe unë duhet të jem më e hapur me ata.

Fotografja Zoya Shu: “Projekti im është për të mbijetuarit, jo viktimat”

Kjo ka qenë përvojë transformuese për mua. Ka qenë mënyrë e re e komunikimit. Kam nisur të bëj shokë dhe të ndërveprojë.

Sa i përket djalit të ri me shenjë në shpinë, ai ka kaluar vetëm 10 orë në mbajtje. Ai madje as nuk e ka ditur se ekziston lëvizje për të drejtat e pjesëtarëve të luftës dhe se njerëzit që i kanë shpëtuar zënies janë duke tentuar të pranojnë mbështetje nga qeveria. Ne filluam të flisnim, dhe unë e pyta me kujdes nëse mund t’i bëjë një fotografi shenjës së tij dhe ai tha: “Po, patjetër”.

Tetyana duke puthur një vazo me hirin e burrit të saj, Oleksandr, i cili është zënë nga separatistët më 2018. Ai ka vdekur një vit pasi është liruar.

Para se të publikonte fotografinë, unë e kam pyetur nëse dëshiron të përmendet emri i tij, mirëpo ai ka insistuar ta publikojë sepse ka pasur dëshirë që çdokush të informohet. Kanë ekzistuar shumë bisedime për shkëmbim të të burgosurve, mirëpo ata është dashur të jetojnë me këtë realitet. Të folurit për këtë gjë publikisht mund të ketë efekte terapeutike për ata që i kanë mbijetuar zënies. Përveç kësaj, është edhe kërkim për drejtësinë.

Radio Evropa e Lirë: Jeni duke thënë se disa ish të burgosur nuk kanë njohuri se mund të kërkojnë ndihmë nga qeveria? A i bie kjo që ata janë lënë anash pasi janë liruar?

SHU: Po, po flas për civilët. Jo të gjithë ata që janë liruar, kanë qenë rezultat i këmbimit të të burgosurve. Disa kanë paguar shumë para. Të tjerë kanë qenë të lumtur: janë liruar sepse dikush ka ndërhyrë apo vetëm u kanë thënë të shkojnë. Ka rrëfime të ndryshme.

Separatistët e përkrahur nga Rusia kanë arrestuar Hanna Serhiyeva, ish-agjente për pronat, në shtëpinë e saj. Ajo ka kaluar gjashtë ditë në burg. Si civile, Serhiyeva nuk e ka statusin e ish të burgosurës së luftës, prandaj nuk ka mbështetje qeveritare. Ajo aktualisht jeton në perfieri të Kievit me dy fëmijët e saj.

Serhiyeva ka thënë se atë e kanë goditur vazhdimisht. Në një incident të torturës, separatistët i kanë dëmtuar keq njërin gisht. Shenjat i shihen ende.

Disa mijëra persona vlerësohet se janë zënë. Ende nuk ka datë të saktë. Shumica prej tyre janë duke tentuar që të harrojnë gjithçka apo veçse kanë harruar. Ata e konsiderojnë atë kohë, si të kaluar. Shumica prej tyre janë lënë që të mbijetojnë, pasi nuk ka zgjidhje sistematike për problemet e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Të burgosurit kanë të kaluar të ndryshme. Ata u përkasin grupeve të ndryshme shoqërore, kanë shkollim të ndryshëm, moshë tjetër dhe përvoja të ndryshme po ashtu. Shumica prej tyre i kanë mbijetuar torturës, mirëpo historia e secilit është e veçantë. A keni vërejtur teksa keni biseduar me ata, nëse kanë diçka të përbashkët kur keni folur apo kur i keni fotografuar ata?

SHU: Ata kanë përvoja të traumave që i prekin shumë thellë. Ne të gjithë kemi përjetuar situata stresuese dhe ne e dimë se duhet kohë për t’u shëruar. Ata që i kanë mbijetuar dhunës së madhe dhe stresit, kanë nevojë për më shumë gjëra. Për këtë arsye, atyre u duhet mbështetje qeveritare.

Artisti Serhiy Zakharov ka thënë se është torturuar nga personat që e kanë zënë rob. Sipas tij, tri herë është dërguar në ambiente të jashtme për t’u ekzekutuar. Kjo fotografi është bërë në studion e tij në Kiev.

Përveç kësaj, kjo situatë ndikon edhe në tërë shoqërinë, pasi ka shumë njerëz që i kanë mbijetuar zënies rob dhe luftës. Meqë ka shumë, edhe traumat janë të thella. Neve na duhet ta kuptojmë këtë gjë dhe të bëjmë diçka në mënyrë sistematike.

Radio Evropa e Lirë: Projekti juaj është fokusuar në përvoja të rënda, mirëpo megjithatë tingëllon optimist. Le të marrim shembull historinë e priftit, Vitaliy Paraskun. Ai është mbajtur në bodrum në kushte mizore, mirëpo ai sërish ka gjetur forcë që të lutet për personat tjerë aty. Më vonë, ai ka gjetur forcë për ta lënë të kaluarën mbrapa dhe të vazhdojë përpara.

SHU: Projekti im është për të mbijetuarit, jo për viktimat. Këta njerëz kanë mbijetuar, andaj është projekt pozitiv, mirëpo qëllimi është që të nisim diskutimin për traumatizimin e shoqërisë sonë. Natyrisht, ky projekt ka të bëjë me njerëz shumë të fuqishëm që kanë gjetur burime të brendshme për të jetuar, pa mbështetje qeveritare. Kjo është ana pozitive e rrëfimit.

Prifti, Vitaliy Paraskun tregon një fotografi të vetes, të realizuar pak pasi është liruar. Ai është torturuar për 99 ditë në një bodrum të mbushur me minj. Ai thotë se nuk zemërohet me ata që e kanë torturuar. Ai është i lumtur që ka bindur katër persona në burg që të bëhen besimtarë.

Në rrëfimet e mia përfshihet një spanjoll që ka kaluar një muaj në mbajtje. Ai ka thënë se koncepti tradicional i trajtimit të “viktimave” me superioritet është i gabuar dhe se njerëzit që u kanë mbijetuar këtyre përvojave të tmerrshme nuk duhet të shihen si viktima. Ata nuk kanë nevojë për dhembshurinë tonë.

Ne zakonisht e përjetojmë dhembshurinë si ritual. Ne mendojmë se prej kur kemi shprehur empati, na duhet të vazhdojmë përpara. Njerëzit që u kanë mbijetuar situatave trauamatike, duhet të respektohen dhe mendimi i tyre duhet të dëgjohet. Ata ka mundësi që të kontribuojnë më shumë sesa ata që e konsiderojnë veten ekspertë në këtë fushë.

Për më shumë, ata kanë burime shtesë, vlera shtesë, andaj nuk duhet të përmenden vetëm si viktima me nevoja pasive. Ata mund të kontribuojnë shumë për zhvillimin e shoqërisë.

Olga ka kërkuar që mos t’i përmendet mbiemri sepse ka frikë për jetën e saj. Ajo është ndaluar nga separatistët e përkrahur nga Rusia në vendin e saj të lindjes, në Alchevsk, në gusht të vitit 2014. Ajo ka thënë se është kërcënuar me ekzekutim tri herë në më pak se dy javë. Ajo ka thënë se ata që e kanë zënë, kanë vënë granata nën bluzën e saj. Dhjetë ditë më vonë, e dashura e saj, ka negociuar me sukses lirimin.

Shu ka thënë se, takimet e saj me ish të burgosurit e luftës, e kanë ndryshuar atë.

“Ju keni më shumë konsideratë për të tjerët, sepse nuk i dihet, ndoshta edhe ata kanë pasur përvoja të tmerrshme”, ka thënë ajo. /rel/

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort