Kosova

Dokument/ Skandaloze: kontrabandë me testin për covid-19, në laboratoret private

Përveç numrit të të infektuarve me Covid 19, ditëve të fundit është rritur edhe panika.

Në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht teste mund të bëjnë vetëm personat e dyshuar të cilët kanë simptomatologji më të dukshme të këtij virusi, por jo edhe personat e dyshimtë të cilët mund të kenë pasur kontakt me të infektuarit, shkruan Telegramisot.com

Për të larguar dilemën nëse e kanë apo jo Korona virusin, kosovarët u janë drejtuar edhe laboratorëve private.

50 euro për person, kushton testi për të ditur nëse e ke korona virusin apo jo.

Ata që dalin negativ, mund ta kuptojnë edhe nëse e kanë pasur këtë virus më herët.

Një familje 6 anëtarësh nga Prishtina, e cila preferon të mbetet anonime, ka treguar për Telegraminsot se ka kryer këtë testim në laboratorin “Avicena” po ashtu në Prishtinë.

Për shkak të dyshimeve se mund të jetë infektuar nga një kolegë i punës, personi i kontaktit e ka kryer testin në laboratorin Avicena, përmes gjakut, më 22 qershor.

Personi i kontaktit në javët e fundit të shtatzënisë tregon se testin e ka bërë për të larguar frikën nëse është e infektuar apo jo dhe një kohësisht për të ruajtur familjen.

Përveç ditës kur ka shkuar në laborator për të bërë testin, personi i kontaktit thotë të mos kenë pasur më kontakt me ndonjë person të laboratorit.
Rezultatin se janë negativ, e kanë marrë përmes telefonit. “As nuk e ke, as nuk e ke pas më herët virusin”.

E gjithë familja është njoftuar në këtë mënyrë, pa as një dëshmi të testimit.

As rezultatin e testit e as faturë për pagesat e kryera më 22 qershor nuk u kanë lëshuar.

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të drejtë për të kryer teste për korona virusin në Kosovë, ka vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“As një laborator privat nuk e ka të licencuar tash për tash veprimtarinë për kryerjen e testeve për Covid-19” ka thënë Hoti për Telegrami Sot.

Ndër të tjera Hoti ka shtuar se familja që e ka kryer këtë testim ka bërë gabim duke paguar një shumë të madhe të parave për këtë shërbim ilegal dhe të pasigurt.

“Sepse testet rapide përdoren për qëllime studimi, jo për diagnostikim”.

Drejtori i departamentit të Informimit në MSH bëri të ditur se këtë javë pritet të miratohet plani i veprimit për procedurat e testimit për Covid-19.

Ndërsa për laboratorët që e kryejnë këtë testim jashtë ligjshëm, bën thirrje që të merren organet e rendit.

Telegramisot ka provuar të kontaktoj në numrin 049 825 xxx të cilin laboratori ne fjalë e ka ne faqen e tij zyrtare por askush nuk është lajmeruar!

Në po këtë ueb faqe të laboratorit, është publik lajmi se ky institucion privatështë paisur me teste për covid-19 dhe ka kapacitet të kryej 50 testime në ditë, pasi të kenë rezervuar në numrin e telefonit po ashtu piblik.

I qasshëm është edhe cmimi që cdo kush mund të paguaj, e ai thuhet se ështëështë 20 euro. 30 euro më pakë se sa në fakt ka paguar personi i intervistuar nga telegramisot, bashkë me komplet familjet.

Por ky nuk është rasti i vetëm, Telegramisot.com ka mësuar se testimi për koronavirus është bërë edhe në një laborator në Graçanicë, me çmim nga 50 euro. Këtë test sipas një personi qe është kontaktuar nga Telegramisot, i cili e ka kryer këtë testim në laboratorin “Human” në Graçanicë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483