Kosova

Dokument/ Sekretarit të Përgjithshëm të MPB-së i vjen një letër falënderuese nga një zyrtar i rëndësishëm i…

Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, pranoi letër falënderimi nga zëvendës-ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit – përcjell Kosova.info

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, z. Jorgan K. Andrews,i kadërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Lulzim Ejupi, përmes së cilës e falënderoi për takimin e mbajtur në janar të këtij viti, ku u diskutua rreth progresit dhe sfidave në luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit të përbashkët, z. Ejupi e kishte njoftuar z. Andrews, për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, prioritetet e ministrisë, si dhe fushat për të cilat kanë nevojë për mbështetje.

Në letër theksohet se Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, është e gatshme që të ofrojë mbështetje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera në luftimin e korrupsionit.

Ministria e Punëve të Brendshme e falënderon, z. Jorgan K. Andrews, për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-ve, të cilët përmes programeve të ndryshme kanë luajtur rolin kryesor në zhvillimin institucional të ministrisë dhe forcimin e kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.