SPORT

Doktori i klubit në të cilin luan Zeneli, bënë vetëvrasje për shkak të koronavirusit

Bernard Gonzalez, doktori i klubit Reims, në të cilin luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është gjetur i vdekur në shtëpi ndërsa besohet se ka kryer vetëvrasje, sipas Le Parisien.

Gonzalez ka qenë i infektuar me koronavirus qe disa ditë, dhe ishte i karantinuar me gruan e tij në shtëpi, transmeton KOHA.

Vetëvrasja e tij, sipas Le Parisien, ndërlidhet drejtpërdrejt me koronavirusin.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe qyteti në të cilin ai jeton, Parisi.

Në klubin francez, Reims, luan edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.

Zendeli në llogarinë zyrtare të tij në Instagram, ka kujtuar mikun e tij, duke shkruar “prehu në paqe shoku im”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483