Rajoni

Dodik: Ambasadori Nelson me kërcënoi, po nuk ia kam frikën

“Kam pasur një bisedë me ambasadorin e SHBAGjithë çfarë ai më tha, unë i ktheva atij. Ishin disa gjëra të cilat unë i përjetoj si kërcënim dhe nuk mund të besoj se po lëshohen në diçka të tillë. BeH na takon neve, e jo atij, që ai të na kërcënon duke e mbrojtur BeH”, ka thënë Dodik për gazetarë.

Ai ka thënë se ambasadori Nelson “mashtrohet nëse mendon se mund të kërcënojë”.

“Ashtu si thonë ata se kanë vijat e kuqe, edhe Republika Serbe i ka vijat e veta. I kam thënë se politika jonë është modeste, por krenare dhe nuk do të heqim dorë nga parimet themelore pa marrë parasysh se sa është e madhe Amerika dhe në këtë mënyrë bënë kërcënime”, ka pretenduar Dodik.

“Kemi pasur takim konstruktiv dhe mendoja se kështu edhe do të vazhdojë. Mirëpo pastaj është shprehur kërcënimi, e ky është tash tregim tjetër”, ka thënë Dodik.

Duke komentuar deklaratën e Bordit të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), të cilën nuk e ka përkrahur Rusia, ai ka pretenduar se “kjo paraqet përzierje tipike në punët e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Çka i intereson atyre për proceset politike, çfarë ata kanë me to dhe kush iu ka dhënë mandat që ta bëjnë këtë? Ata e kanë grabitur këtë mandat dhe janë të padëshiruar në këtë vend”, ka thënë Dodik, të cilin po e përkrahë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili haptas ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta kritikojë Dodikun.