Kosova

Dodë Gjergji merr vendim që meshat të kremtohen pa besimtarë

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka njoftuar se të dielën, mesha në Katedralen do të kremtohet pa besimtarë. Kjo u bë për t’i respektuar masat kundër COVID-19.

Ndërkohë, famullitari i Katedrales, Fatmir Koliqi, theksoi se në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, në orën 11:00, mesha do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Katedrales. Ka shtuar, se Dodë Gjergji ka vendosur që meshët do të kremtohen pa pjesëmarrje të besitmarëve.

“Të nxitur nga kujdesi për ruajtjen e shëndetit, në përputhje me udhëzime e institucioneve, por duke mos hequr dorë nga kujdesi për shpirtrat, kam vendosur që nesër, në të dielën e XVIII gjatë vitit (A) e deri në një tjetër vendim të kremtohet mesha pa pjesëmarrjen e besimtarëve”, njofton Gjergji në një kumtesë për media.

Dodë Gjergji ka bërë thirrje që ndarja dhe celebrimi i skaramenteve e sakramentorëve, të shtyhet për një kohë tjetër.

“Ose, nëse celebrohen duhet të marrin pjesë vetëm ata që domosdoshmërisht i parasheh riti, që në shumicën e rasteve do të thotë prifti, prindërit dhe nunët ose kumbarët”, thuhet tutje.

Tutje, ai bën thirrje që riti i salikimit të bëhet vetëm te varrezat, në prani të familjes së ngushtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483