SPORT

‘Do t’ia dalim’, Conte ka një mesazh për të gjithë

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ashtu sit ë gjithë po qëndron në shtëpi, për shkak të epidemisë së koronovirusit.

Mirëpo nga banesa e tij, tekniku i zikaltërve ka dërguar një mesazh për bashkombasit e tij, ku iu kërkon që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikojnë.

“Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat” ka thënë Conte me një videomesazh, transmeton lajmi.net.

“Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. MOS U DORËZONI” ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.

Pas Kinës, Italia ka qenë vendi më i goditur nga virusi Covid-19 – me më shumë se 1400 viktima të regjistruara dhe me mbi 21 mijë raste të regjitruara.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.